Bayern Munchen ka arritur fitore kundër Sevillas duke e mposhtur më shumë vështirësi pas shtesave në “Puskas Arena” të Budapestit në Hungari. Sevilla ishte më e mirë në fillim të pjesës së parë dhe kaloi në epërsi me anë të një penalltie të dyshimtë që u dha për ta. Ata kaluan në avantazh në minutën e 13-të ku penalltinë e fituar në gol e shndërroi Lucas Ocampos. Bayernit ju deshën 11 minuta për ta barazuar rezultatin dhe atë e arritën në minutën e 34-të me një gol të bukur të Leon Goretzkas. Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Bayernin, madje Robert Lewandowski arriti që të shënoi gol në minutën e 51-të, por që goli u anulua. Por, minutat e fundit të pjesës së parë i takuan Sevillës, madje fituesit e Evropa Ligës ishin shumë afër shënimit të golit ku En-Nesyri u gjend ballë për ballë Neuerit por nuk arriti që të shënoi pasi portieri gjerman mbrojti goditjen e tij. Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1 dhe skuadrat shkuan në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Edhe në pjesën e parë të vazhdimeve Sevilla kishte disa mundësi për shënim por Bayern tregohet cinik dhe shënon gol në minutën e 104 me anë të Xavi Martinez. Në fund Bayerni arrin që ta fitojë Super Kupën e UEFA-së duke vënë në vitrinën e tij edhe një trofe për këtë vit.
Ndryshe, Hans-Dieter Flick ka lavdëruar lojtarët e tij, Ai pranoi që lojtarët e tij ishin të ngadaltë në fillimin e ndeshjes në “Puskas Arena” të Budapestit. “U deshën 15 minutat e para që ne të futeshim në lojë. Ishte shumë mirë për mua ta shihja ekipin duke u përpjekur të futej në mentalitetin e vet dhe të kishte sukses. Në fund, lojtarët e mi kaluan barrierën e lodhjes fizike për të fituar, u shpreh Flick.
Trajneri i Sevilla, Julen Lopetegui, ishte mirënjohës që kishte sfiduar me dinjitet “ekipin më të mirë në Evropë” gjatë pjesës më të madhe të lojës, por përsëri vuri në dukje hidhërimin e humbjes. “Gjithmonë dhemb, kur humbet në futboll; veçanërisht në një finale, të cilën kishim shanse për ta fituar. Ne duhej të vuanim dhe ishim në gjendje t’i lëndonim bavarezët. Ata morën fitoren kur më së paku dukej e mundshme kjo. Kemi vetëm 12 ditë që jemi kthyer në stërvitje dhe treguam se mund t’i bëjmë ballë ekipit më të mirë në Evropë, ta çojmë finalen në kohën shtesë”, deklaroi Lopetegui.