Misioni i OKB-së në Kosovë as nuk e ka konfirmuar e demantuar informacionin se ndaj Milan Radojiçiq është shpallur fletëarrest ndërkombëtar për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviq.
”Komunikimi ndërmjet UNMIK-ut dhe autoriteteve të Kosovës në lidhje me çështjet e Interpolit si dhe ndërmjet UNMIK-ut dhe Interpolit është konfidencial. Pyetjet specifike në lidhje me fletëarrestet duhet t’ua drejtoni autoriteteve të Kosovës ose Interpolit” thuhet në një përgjigje të UNMIK për Zërin e Amerikës.
Mediat serbe kanë cituar prokurorin special Sylë Hoxhën i cili ka thënë se është shpallë fletëarrest intern ndaj Radojiçiq por se ai nuk dyshohet për vrasjen e Ivanoviq, por për një vrasje tjetër.