Shkup, 15 shkurt – Abdulbahri Ismaili është pacienti i parë i cili ka dhënë deklaratë, pas fatkeqëisë tragjike të komunikacionit që ndodhi të mërkurën afër fshatit Llasakarcë, në të cilën fatkeqësi humbën jetën 14 perosna, ndërsa ngelën të lënduar mbi 37, njofton KOHA.
“Kam qenë i ulur në ulëset e përparme të autobusit, në rendin e tretë dhe nuk dua që të flas për rastin, për arsye se kishte shumë viktima. Shumë shpejti ka ndodhur gjithçka, më nxorrën kur autobusi kishtë rëndë në livadhe. Mu lajmëruan në telefon, si si ka ndodhur aksidenti? Mua më dukshte e çuditshme se si aq shpejt është marrë vesh. Banorët e kësaj ane ma kanë shpëtuar jetën, ata më ndihmuan”, ka thënë Ismaili për Tv21, transmeton KOHA.
Ndërkohë që nga autoritetet e spitalit është bërë e ditur se nga 37 të lënduar, 5 janë në kurim intenziv, ndërsa dy nga ato janë në gjendje kritike. (koha.mk)