Ivana Ikardi prej kohësh i është kundërvënë publikisht Uanda Narës dhe i ka bërë shpesh thirrje Muaro Ikardit të largohet sa më parë nga partnerja e tij që po e shfrytëzon. Kjo ka sjellë edhe ndarjen mes sulmuesit argjentinas dhe familjarëve të tij të cilët nuk e kanë përjetuar mirë lidhjen dhe martesën me Uanda Narën.
Sot, Ivana Ikardi ka shpjeguar edhe një herë perceptimin që ka familja për sulmuesin dhe situatën që po kalon. “Pse familja ime nuk ka më asnjë marrëdhënie me Mauron? Dua të filloj nga Krishtlindjet, kur unë kam thënë gjëra rreth asaj që ndodh, të vërtetat. Ajo ka qejf t’i tregojë botës që gjithçka shkon mirë, që janë një familje e lumtur. Uanda Nara është një gënjeshtare. Kanë marrëdhënie të mirë me babain tim, por jo me nënën që nuk e sheh kurrë Mauron. Mamaja nuk e njihte mbesën Isabela dhe e ftuan në datëlindjen e saj pas dy vitesh duke bërë 30 mijë foto vetëm që të dukej sikur ekzistonte një raport.
Përgjigjet e Mauros në rrjetet sociale nuk do të ndodhnin nëse ai nuk do të kishte pas shpine dikë që mundohet vetëm të ndezë situatën. Nuk mendoj se vëllai im është budalla, thjesht nuk është i njëjti që ishte edhe më parë. Ai është qorruar, nuk arrin ët shohë realitetin. Uanda do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, unë nuk kam folur kurrë keq për vëllanë tim. Gruaja e tij i ka thënë që ne vetëm i afrohemi për paratë, por unë nuk i kam kërkuar asnjëherë para vëllait tim, maksimumi i kam kërkuar 50 euro kur isha 18 vjeçe. Kurse për të, ai është një bankomat. E kuptova vetëm pasi e takova se kush ishte ajo, i pëlqen të bëjë spektakël. Por mua më intereson vëllai im, jo ajo:, tha motra e Ikardit në një rrëfim të gjatë në mediat italiane .