Është shoqëruese e parë e Miss Finlandës, punon edhe në shit-blerjen e pronave të patundshme, por edhe punë tjera si modele, është kjo Noona Pölkki vajza nga Finlanda, e cila i ka vjedhur zemrën Blerimit, djalit nga Kosova. Ajo vjen në një intervistë ekskluzive për gazetën KOHA duke treguar njohjen me të dhe punën e jetën e saj
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si jeni? Si po ia kaloni këto ditë?
Faleminderit, jemi shumë mirë, ka qenë një javë shumë e zënë me punë.
KOHA: A jeni izoluar nga virusi, si po shkon jeta atje?
Për momentin jam duke punuar nga shtëpia, sepse gjithçka në Helsinki është e mbyllur, jam me fat që mund të punoj nga shtëpia, sepse kaloj njëkohësisht kohë me familjen.
KOHA: A e keni vizituar Kosovën, nëse po, çfarë ndjesie keni pasur dhe si ju kanë pritur?
Nuk kam qenë asnjëherë në Kosovë, por kam vizituar Shqipërinë, më ka pëlqyer shumë ushqimi, kultura, natyra, njerëzit. Planifikoj të vizitoj këtë verë Kosovën, e di që njerëzit janë shumë të mrekullueshëm.
KOHA: Si po ecën karriera juaj në Finlandë?
Për momentin bëj tre punë, ndihmoj njerëzit në shit-blerje të patundshmërive, punoj dhe si modele por edhe në organizimin e Miss Finland, sepse jam shoqëruese e parë e miss-it, e aty punoj gjithashtu. Shfrytëzoj edhe rrjetet sociale për të ndarë momente nga jeta dhe puna ime si dhe bashkëpunoj me shumë brand-e të ndryshme. Vera po vjen dhe unë mundohem të punoj sa më shumë.
KOHA: Si kanë qenë këto muaj për ju, cilat janë aktivitetet me të cilat jeni marrë?
Këto muaj kanë shkuar mirë, fitneset kanë qenë të mbyllura por unë kam vrapuar shumë jashtë, më pëlqen ecja me kilometra, kalërimin e kam pasur shumë dëshirë por e kam shitur kalin kur fillova shkollën e mesme.
KOHA: Çfarë do të bëni pasi ta ‘mposhtim’ edhe koronavirusin, keni një plan?
Do të udhëtoj sa më shumë që të jetë e mundur dhe do të vizitoj gjithë familjen time dhe miqtë.
KOHA: Si u njohe me të dashurin?
Kemi pasur një takim shumë të rastësishëm, kur fillova në shkollë të lartë një verë kam punuar në një kompani për vetura, ishte pronë e një miku të të dashurit tim, një ditë erdhi aty dhe ndërruam disa fjalë, një vit më pas unë bëra aksident te vendi i punës së tij, më pas filluam të shkruajmë dhe u lidhëm.
KOHA: Çfarë të pëlqeu më shumë tek ai?
Në fillim, u dashurova tek pamja e tij, është shumë i mrekullueshëm dhe karizmatik, gjëja e parë që pash tek ai se është pikërisht i duhuri, ai gjithmonë më surprizon dhe është kurioz për gjëra të reja.
KOHA: Çfarë të pëlqen më shumë tani që e njeh?
Shumë i mirë në zgjidhjen e problemeve, nuk ka ditë të mërzitshme me të, më ndihmon shumë në gjithçka, më ka shtyrë të aplikoj në Miss Finland, shumë familjarë, nuk kam fjalë të përshkruaj.
KOHA: Si ka ndryshuar jeta jote pas atij takimi?
Isha në shkollë kur u takuam, në fillim i morëm gjërat ngadalë, pas disa viteve kishim eksperiencë bashkë, bashkë duam të udhëtojmë dhe kemi vizituar më shumë se 20 shtete.
KOHA: Sa kohë keni qëndruar duke komunikuar?
Këtë vit kemi bërë tetë vite bashkë, sa shpejt po ecën koha.
KOHA: Keni bërë plane për të ardhmen? Flisni për këtë temë?
Për momentin jemi të zënë me realizimin e ëndrrave tona, por në të ardhmen duam të krijojmë familjen tonë dhe të jetojmë në ndonjë vend tjetër, jo në Finlandë.
KOHA: Si e mendoni dasmën tuaj?
Kam qenë duke planifikuar dasmën time të jetës, nuk dua dasëm të madhe por e rëndësishme është që ta dua atë, të kërcejmë dhe qeshim shumë, ndoshta një nja opsionet është dasëm në bregdetin shqiptarë.
KOHA: I ke takuar familjarët e tij? Si shkon me ta?
Po i kam takuar dhe i dua shumë, janë shumë të dashur, shumë e lehtë për mua të kem një familje si ato.
KOHA: Po miqtë e tij i ke njohur?
Kam njohur një pjesë të madhe të tyre, por ka akoma kohë të njoh të tjerë.
KOHA: Bëhesh xheloz për të?
Pak xhelozi nuk është keq, por i besoj shumë atij.
KOHA: Me çfarë merret ai aktualisht?
Ai është shumë i zënë me projektet e shtëpive, ka një projekt për shtëpi këtu dhe njëkohësisht po bën projekt për njerëzit autik në Kosovë, projekti bëhet nga Vjosa Foundation.
KOHA: A ke një mesazh për publikun shqiptarë?
Kam shumë respekt për shqiptarët, së shpejti do të vizitoj të gjitha vendet me shqiptarë, bëni shumë kujdes këtë kohë.