Paradites e së dielës një lajm i bujshëm erdhi nga Argjentina, ku theksohej se Barcelona ishte e gatshme të ofronte 112 milionë euro tek Inter, për të marrë shërbimet e Lautaro Martinez.
Në lidhje me të gjithë këto zëra, nga Italia foli agjenti i sulmuesit, Beto Yaque, i cili tha: “Lautaro po shkëlqen në Copa America, fatmirësisht. Dëgjova zëra rreth Barcelonas, por e vërteta është se ata nuk kanë biseduar me ne. Thjesht kam dëgjuar zëra. Si do përgjigjej Inter ndaj një oferte të tillë? Nuk e kam idenë se çfarë do të bënte Inter, duhet të pyesni ata. A është Lautaro i lumtur në Milano? Nuk mund të flas në vend të tij. Për momentin askush nuk na ka telefonuar për të biseduar për rinovimin.”
Sulmuesi 21-vjeçar po shkëlqen në çdo ndeshje me Argjentinën dhe raportimet që vijnë nga vendi latin thonë se Martinez i ka vjedhur zemrën Lionel Messit, i cili dëshiron ta marrë tek Barcelona.