Shkup, 19 shtator – Referendumi është një dritare që rrallë hapet dhe duhet ta shfrytëzoni. Varet nga udhëheqësia në Maqedoni dhe Greqi, por më së shumti varet nga ju çfarë do të vendosni, porositi eurodeputeti gjerman Knut Flekenshtajn në debatin me temë „European Values for Macedonian Future“ në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert Shkup, që sot u mbajt në Fakultetin Juridik “Justijani i Parë”.
“Nuk mund t’ju them nëse referendumi është një hap i vërtetë apo jo. Keni disa momente të vendosni për mundësinë më të madhe që ju ofrohet. Nuk më zhgënjeni. Nëse e lëshoni këtë shans do të prisni dhjetëra vite. Nuk do t’ju them çfarë të bëni, por kërkoj që të mos e lëshoni këtë mundësi. mendoni çfarë do të ndodhë nëse në Greqi ka zgjedhje dhe fitore”, u tha Flekenshtajn të pranishmëve në debat.
Pritët, theksoi, 27 vjet dhe të jem në vendin tuaj nuk do të pranoja rrezik.
“Besoj se Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, dhe jo vetëm gjeografikisht në Evropë. Kjo nuk është vetëm për shkak të aspiratave të Rusisë apo Turqisë, por për shkak të demokracisë, sundimin e të drejtës dhe luftës kundër korrupsionit që është në interes të të gjithëve. Hyrja në këtë klub nuk është në interes vetëm për ju, por edhe për ne për shkak të biznesit që duam ta bëjmë me ju. Për sipërmarrësit është shumë me rëndësi të sundojnë të njëjta ligje gjithkund që biznesi të jetë i parashikueshëm dhe të mos ketë burokraci. Ndërsa, edhe për popullin e thjeshtë nuk është me rëndësi kur do të fillojnë negociatat, por kur do të fillojë t’i përmirësohet jeta. Për këtë duhet t’i japim atë që i duhet”, tha Flekenshtajn.
Theksoi se edhe BE-ja duhet të ndryshohet dhe t’i ndërrojë rregullat nëse dëshiron ta zhvillojë Unionin.
“Nëse ne në Bruksel nuk i bëjmë detyrat tona të shtëpisë nuk ju rekomandoj të bëheni anëtare e BE-së”, potencoi Flekenshtajn.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse është optimist se vendi do t’i fillojë negociatat në qershor të vitit të ardhshëm edhe pse në BE paraprakisht do të mbahen zgjedhje për Parlamentin Evropian, eurodeputeti gjerman tha se konsideron se zgjedhjet nuk do ta ndryshojnë qëndrimin në Union dhe shtoi se të gjitha partitë kanë qëndrim identik për zgjidhjen e problemit për emrin.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi theksoi se që nga pavarësia qëllim kryesor strategjik i Maqedonisë është anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Tani është momenti kur vendi ynë është afër integrimit në BE dhe në NATO”, tha Ademi dhe shtoi se e vlerëson ndihmën e Unionit dhe Aleancës që vendi e ka marrë në çdo fushë, ndërsa veçanërisht në fushën e arsimit.
Përfitim më i rëndësishëm nga inkuadrimi drejt BE-së, potencon, është pranimi i vlerave evropiane, ndërsa kjo, siç tha, çon drejt zhvillimit të gjithanshëm të shtetit që mund të shihet nga shembujt e vendeve të cilët i janë bashkëngjitur Unionit.
“Nuk jam këtu që t’ju them të merrni pjesë në referendumin e ardhshëm apo jo edhe si të votoni. Jam këtu sepse kam për detyrë t’ua sqaroj përfitimet nga inkuadrimi në BE dhe në NATO, i porositi Ademi të pranishmit në debat.