Mesfushori tetovar Muhamed Useini është zyrtarisht përforcimi i radhës i Flamurtarit. Një zgjedhje e trajnerit Shpëtim Duro, i cili e njeh mjaft mirë “tregun” e lojtarëve nga Maqedonia, sepse ka drejtuar më parë Shkëndijën e Tetovës. Muhamed Useini është i datëlindjes 21 nëntor 1988, me kombësi maqedonase. Pra, do të figurojë si lojtar i huaj te kuqezinjtë, edhe pse është shqiptar nga përtej kufijve shtetërorë.
Ai luan si mesfushor qendre. Ky është përforcimi i gjashtë në merkaton e kësaj vere për skuadrën bregdetare. Më përpara kanë firmosur dhe janë prezantuar lojtari elbasanas Emiljano Musta, sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, portieri boshnjak Adis Nurkovic, mbrojtësi maqedonas Goran Siljanovski, si dhe mbrojtësi lezhjan Ditmar Bicaj.