Flamuri me kanabis i një komune estoneze

4

Kanepi, një komunë jugore e Estonisë, ka vendosur zyrtarisht gjethin gjigant të kanabisit në flamurin e ri të tij, pas mbajtjes së një referendumi online gjatë fillimit të këtij viti.

Si justifikim për përzgjedhjen, kanepasit kanë një arsye të qëndrueshme – sepse emri i këtij gjethi e ka në fakt kuptimin e të qenit estonez, shkruan Reuters. Emri i këtij rajoni rrjedh prej fjalës “kanep”, që në gjuhën estoneze e ka kuptimin e marihuanës, bimë kjo të cilën të parët e vendit e rritën dhe e përpunuan me qëllim të përdorimit në rroba dhe për thurjen e litarëve qysh 150 vjet më parë.

Ndryshimi i flamurit u bë pasi qeveria lokale miratoi me shumicë votash pëlqimin e shprehur në garën dhe referendumin e zhvilluar online gjatë dhjetorit dhe janarit, në të cilën shumicën e votave i siguroi simboli i bimës së kanabisit. Nevoja për një flamur të ri u shfaq pasi tri komuna të ndryshme të rajonit – Kaneli, Kolleste dhe Valgjarve – u bashkuan në një pas reformave administrative të vitit të shkuar.

Komuna e Kanepit i publikoi në ueb-faqen e vet shtatë dizajnet finaliste dhe u kërkoi banorëve që ta votojnë të parapëlqyerin e tyre. Në garën e zhvilluar që prej janarit, simboli i kanabisit gjeneroi më shumë se 12.000 vota, me gjithë faktin se popullata totale e këtij rajoni kryesisht rural dhe fshataresk nuk numëron më shumë se 5000 shpirtra.

Nëntë anëtarë të Këshillit përgjegjës për përcaktimin e simbolit të ri më pas votuan për t’ia dhënë “izën” flamurit me kanabis, me gjithë kundërshtimin e tetë të tjerëve.

Comments are closed.