Majlinda Kelmendi është motivuar nga flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës në suksesin e jashtëzakonshëm që e arriti sot në Gjermani. Në fakt, xhudistja kosovare e kishte përkrahjen e tifozëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani, në suksesin e saj të radhës. Kelmendi e fitoi medaljen e artë pasi ishte protagoniste në këtë kompeticion. Dhe, në mesin e mbështetësve shqiptarë që ishin në tribuna u panë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës.
Trajneri Driton Kuka i është gëzuar këtij suksesi. “E artë! Grand Slam Dusseldorf. Pamja e Flamurit Kuq e Zi dhe Flamurit Shtetëror e mahnitshme”, ka shkruar trajneri Kuka në Facebook.