Media serbe “Danas” së fundmi ka cituar ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin i cili ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se më 11 nëntor flamuri i Kosovës do të valojë për herë të parë në katedralen “Notre Dame” të Parisit për nderë të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
“Në përkujtim të100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore që do të mbahet në Paris, të dielën më 11 nëntor, me disa dhjetëra krerë shtetesh e qeverie që marrin pjesë”, ka shkruar Gashi në Twitter.