Me prejardhje nga Tetova, por jeton në Gjermani. Me profesion aktorë derisa synon majat e Hollivudit. Është ky Flamur Aliji, djaloshi i lindur më 28 nëntor të vitit 1991, pikërisht në Ditën e Flamurit. Në një intervistë ekskluzive për InfraRed të gazetës Koha, ai rrëfen gjithë sakrificën e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Prej sa vitesh jetoni në Gjermani. Çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta prej kur erdhët këtu?
Jetoj në Gjermani që nga viti 2003, kam arritur këtu në moshën 11 vjeçare.
KOHA: Çfarë ju ka lidhur me aktrimin?
Për mua ka ndryshuar shumë që kur jetoj në Gjermani, jeta është ndryshe këtu, ka një rregull të jashtëzakonshëm.
KOHA: Si mund të arrish që të jesh një aktorë shqiptarë në shtetin gjerman?
Kam marrë pjesë në teatër si fëmijë në shkollë, që atëherë filmi më ka interesuar shumë.
KOHA: A të duket pak e tepërt dhe e “dalur ” mode, kur aktorët e rinj shqiptarë, sapo vijnë në Europë, vetëmburren ose kënaqen me superlativat?
Nëse doni të arrini diçka ju duhet të bëni dhe të veproni në këtë drejtim, ishte një rrugë e gjatë e mbi të gjitha një studim i vështirë. Unë jam gjithmonë i lumtur kur dëgjoj se shqiptarët janë të suksesshëm në Europë.
KOHA: Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan fillimin e karrierës suaj?
Kontaktet e mia të para në karrierën time të filmit ishin gjatë studimeve, gjatë asaj kohe kam luajtur rolin e parë në një film me kilometrazh të gjatë e që ishte shumë i suksesshëm.
KOHA: Çfarë do të thotë për ju të qenit pjesë e ndonjë studio ose të kesh një rol çfarëdo qoftë ai me aktor të mëdhenj?
Sigurisht që ka aktorë që janë model për mua, natyrisht ëndrra ime do të ishte të filmoja një ditë me Jason Statham.
KOHA: Cili është kujtimi më i bukur nga aktiviteti yt?
Çdo gjë që ka të bëj me film është e bukur.
KOHA: Po bashkëpunimi më i rëndësishëm?
Nuk ka punë të lehtë, gjithkush e ka një profesion të vështirë, pra çdo gjë është e mundur.
KOHA: Sa filma keni të regjistruar deri tani?
Deri më sot kam marrë pjesë në 17 filma dhe për mua ky është vetëm fillimi.
KOHAL Cili është xhirimi më i fundit?
Filmi i fundit është një film kinometrazhe, ashtu si shumica e filmave tjerë.
KOHA: Cilët janë disa nga filmat “big budget films” me ndonjë nga yjet e gjerman ku Flamuri merr pjesë?
Filmi më i mirë dhe më i shtrenjtë që kam marrë pjesë është “The Nanny”, ky film ka kushtuar shumë para dhe energji.
KOHA: Do të donit të xhironit për një film me producent dhe aktor shqiptarë në Amerikë?
Jam gati për çdo film, sigurisht që do bëja një film me shqiptarët, ne po bëhemi më mirë e më mirë çdo ditë.
KOHA: Diçka për jetën tuaj personale?
Jam nga Tetova, vendi më i bukur në botë, unë udhëtoj shumë e shoh shumë por si Maqedonia e Kosova e Shqipëria nuk ka vende më të mira në këtë botë.
KOHA: Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen?
Aktualisht kam xhiruar dy filma, destinacioni im është SHBA Hollivudi.
KOHA: A është për ju filmi amerikan, një industri marramendëse?
Sipas mendimit tim, filmat më të mirë janë bërë nga amerikanët.
KOHA: Jetëshkrimi i juaj?
Kam lindur më 28 nëntor të vitit 1991 (Ditën e Flamurit)
KOHA: Kujtimet nga fëmijëria ?
Për fat të keq unë kisha një kohë shumë të vështirë si fëmijë, tepër të vështirë andaj kjo më ka bërë shumë të pavarur dhe më të fortë.