Të paktën 30 persona janë dërguar në spital, pas një zjarri të madh që është hapur në një kullë, në perëndim të Londrës, ka thënë shërbimi i ambulancës. Zjarri në Grenfell Tower është raportuar sot në orët e hershme pasi rreth 200 zjarrfikës ishin ende duke i luftuar flakët.
Katër orë pas fillimit të zjarrit, flakët ende mund të shihen në disa kate të kullës, 27-katëshe. Zjarrfikësit kanë deklaruar se “kanë punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira”. Dëshmitarët thanë se banorët, që mendohet se janë bllokuar brenda ndërtesës, janë parë afër dritareve të tyre.