Kërçovë, 9 janar – “Flaka e Janarit” më 17 janar rikthehet në Pallatin e Kulturës në Kërçovë. “Flaka e Janarit” është Manifestim Kombëtar i Kulturës që nderon përmes vlerave të artit (dhe vetëm përmes vlerave) martirët, dëshmorët dhe heronjtë e kombit, informon Koha.
Nuk është Manifestim shumëkulturor (e as multikulturor), sepse në të dhe brenda tij, prej fillimit e këndej janë paraqitur vetëm vlerat e kulturës shqiptare të artit pamor, skenik, letrar e muzikor.
Jo edhe të kulturave të tjera apo të popujve të tjerë.Pra, kësaj çështje duhet vënë PIKË, njëherë e përgjithmonë.
Nëse në të ardhmen (gjë që nuk e besoj e as dëshiroj) pjesë e saj bëhen edhe kulturat e pakicave kombëtare që jetojnë, veprojnë e krijojnë në Kosovë, atëherë, po… mund të thuhet “Manifestim shumëkulturor” por, kjo e shtrembëron në thelb qëllimin dhe përkushtimin e “Flakës…” që u shpreh nga viti jo dhe aq i largët (1992) e këndej.