Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, sot në Tetovë e rrethinë janë bërë homazhe në tek varrezat e dëshmorëve të kombit.
Me këtë rast, nderime dhe homazhe janë bërë në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Teqe dhe kompleksin memorial “Dëshmorët dhe martirët e Atdheut” në Përroj të Tetovës.
Në emër të delegacionit, një minutë heshtje kërkoi para të pranishmëve veprimtari Petrit Mënaj. Homazhet vijojnë edhe në qytete të tjera të Maqedonisë.
Manifestimi Flaka e Janarit organizohet nga Shoqëria Lëvizja, , SHVL-UCK dhe SHKA Lulet e Malësisë