Shkup, 22 maj – Federata Kombëtare e Fermerëve (FKF) kërkon çmimi minimal për blerjen e grurit të jetë 12 denarë për një kilogram dhe marrëveshjet në të cilat do të shkruhet edhe çmimi edhe afati i pagesës të dakordohen para korrjes, në pajtim me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe shteti të zbatojë blerje intervente të grurit më 1 korrik kur fillon korrja.
Siç theksojnë nga FKF, analiza e tyre ka treguar se çmimi prodhues i grurit për vitin 2018 është rreth 12 denarë për një kilogram, ndërsa mbi të ndikim të madh ka pasur shtrenjtimi i naftës që, siç thonë, tërhoqi shtrenjtimin e të gjitha repromaterialeve.
Theksojnë se blerja intervente e grurit me prodhim vendor është dispozitë ligjore për grurin i cili është produkt strategjik në shtet.
“Sipas Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim rural sasia minimale e cila mund të ofrohet prej një blerësi është 10.000 kilogramë, ndërsa maksimalja 50.000 kilogramë grurë”, thonë nga FKF.
Sipas informacioneve të FKF-së nga terreni, sipërfaqet me grurë po zvogëlohen, pasi që shpenzimet për prodhim rriten, ndërsa çmimet blerëse zvogëlohen. Këtë vit pritet rekolta e grurit të jetë mbi 200.000 tonë.