Berlin, 5 nëntor 2018 – Shefi i shërbimit gjerman për siguri të brendshme Hans-Georg Masen do të duhet të shkojë në pensionim të përkohshëm për shkak të një fjalimi politik që e ka mbajtur pas dyerve të mbyllura dhe në të cilin ka kritikuar politikë “naive dhe majtiste” të qeverisë dhe njoftoi se mendon të hyjë në politikë.
“E luta presidentin që para kohe ta pensionojë shefin e shërbimit për siguri të brendshme”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Horst Zehofer.
Ai shtoi se fjalimi i Masenit “ka bërë marrëdhënia e besimit” të pamundësohet.
Masen u ndërrua më 18 shtator nga detyra shef i sigurisë së brendshme të Gjermanisë për shkak të përplasjes me kancelaren Angela Merkel lidhur me dhunën anti-emigrante në shtet. Ai e pohonte të kundërtën e kancelares se gjatë trazirave anti-emigrante në Kemnic neonazistët nuk kanë torturuar emigrantë.
Liderët e koalicionit qeveritar arritën pastaj marrëveshje që Masen të jetë “këshilltar i posaçëm” në MPB për “çështje evropiane dhe ndërkombëtare”