Hyrje në një kapitull të ri, udhëheqës në një botë të re në të cilën studentët duhet të hyjnë – pikërisht këtë e paraqesin këto fjalime.
Këto fjalime jo vetëm që janë më të njohurat, por ofrojnë edhe këshillat më të mira. Pikërisht këto fjalime u drejtohen studentëve me urtësi dhe mirëkuptim.
1. Xh.K Rouling, Universiteti i Harvardit, 2008
“Ndoshta asnjëherë nuk do të bini në nivelin ku unë kam rënë, por mossuksesi në jetë është i pashmangshëm. Është e pamundur të jetoni pa u rrëzuar, përveç nëse nuk keni jetuar me shumë kujdes, gjë që është e njejtë sikur të mos keni jetuar fare – dhe kjo është njëlloj sikur mossuksesi.”
2. Stiv Xhobs – Universiteti Stenford, 2005
“Nuk mund t’i lidhni pikat duke shikuar përpara, por vetëm nëse shikoni mbrapa. Kështu që duhet të besoni që pikat disi do të lidhen në të ardhmen tuaj. Patjetër duhet të besoni në diçka – në veten, në fatin, në jetën, karmën, çfarëdo. Kjo qasje asnjëherë nuk më ka tradhëtuar, dhe ka bërë çdo dallim në jetën time.”
3. Dejvid Foster Uallas, Kenjon Kolexh, 2005
“Lloji më i rëndësishëm i lirisë përfshin vëmendje, vetëdije dhe disiplinë dhe aftësinë vërtet të kujdeseni për njerëzit tjerë dhe të sakrifikoheni për ta në shumë mënyra të vogla, jo seksi, çdo ditë.”
4. Elen Dexhenerës, Universiteti Tulejn, 2009
“Kur arrita në moshën tuaj, mendoja që e di se kush jam, por se kisha pasur idenë. Për shembull, kur isha në moshën duaj dilja me meshkuj. Atë që dua të them është që kur të bëheni më të vjetër, shumica prej jush do të jeni homoseksual.”
5. Konan O Brajan, Darmauth Kolexh, 2011
“Ekzistojnë disa gjëra që ju çlirojnë në ktë jetë, nëse realizohet frika juaj më e madhe.”
6. Stiven Kolbert, Knoks Kolexh, 2006
“Kur do të aplikoni për punën tuaj të parë, mos i vishni këto rroba. Dhe nëse dikush ju ofron punë, thuani po. Çdoherë mund të jepni dorëheqje më vonë.”
7. Bono, Universiteti i Pensilvanisë, 2004
“Këndoni melodinë që dëgjoni në kokën tuaj, mbani në mend, askujt nuk i keni borxh spjegime, nuk u keni borxh prindërve tuaj asnjë spjegim, as profesorëve tuaj nuk u keni borxh spjegime.“