Moskë, 20 shkurt – Presidenti rus Vladimir Putin sot do ta mbajë fjalimin tradicional vjetor para Parlamentit Federal të Rusisë për “gjendjen e kombit”.
Ky do të jetë do të jetë drejtimi i parë i Putinit, pasi vitin e kaluar u rizgjodh president i Rusisë, me mandat deri në vitin 2024.
Pritet që gjatë fjalimit Putini më shumë të përqendrohet në çështjet e brendshme, të cilat më shumë i prekin rusët, si dhe për ripërtëritjen e programit hapësinor rus, ndërsa shumë më pak për tema të politikës së jashtme.
Fjalimin e presidentit zakonisht e ndjekin rreth një mijë përfaqësues zyrtar, mes të cilëve edhe deputet të Dhomës së Sipërme dhe të Poshtme të parlamentit rus, nga administrata presidenciale, përfaqësues të Kushtetutës dhe Gjykatës Supreme, diplomatë, gazetarë….