Për herë të tretë nga 26 marsi në mënyrë absolutisht jo-shembullore është rrezikuar paqja, theksoi në fjalimin e jashtëzakonshëm për kombin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai theksoi se prezenca e forcave speciale kosovare dhe presidentit Hashim Thaçi në Ujman, janë bërë pa kurrfarë të drejte dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.
“U përpoqën të tregojnë se ato marrëveshje nuk i obligojnë dhe më e keqja kanë mbështetje para së gjithash nga aleatët e tyre perëndimorë”.
Ai shtoi se në operacion kanë marrë pjesë midis 110 dhe 130 pjesëtarë të forcave kosovare të sigurisë, të gjithë shqiptarë, “me gypa të gjatë” dhe kanë ndërmarrë objektet hyrëse dhe objekte në afërsi të Ujmanit.
“Ata brutalisht kanë torturuar më shumë persona, ndërsa katër mbahen si pengje…Ata nuk kanë se çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës me gypa të gjatë”, deklaroi Vuçiq.
Pas rastit të aksionit të forcave speciale të Kosovës në veri të shtetit, Vuçiq pyeti se çfarë do të thonë marrëveshjet me BE-në dhe NATO-n nëse Prishtina nuk i respekton.
Ai përkujtoi se KFOR-i në kumtesën e parë ka theksuar se nuk ka informata për prezencë të njësiteve speciale kosovare në momentin kur të gjithë e kanë pasur të njohur informatën se ata janë në rrethinën e Ujmanit.
“Nga ajo që tani përmbahemi – është çështja ime për BE-në. Të gjithë të më thonë (në BE) nga ajo që të përmbahemi, çfarë bëmë?…Ose do të duhet që ju të përmbaheni madje nga hipokrizia nëse mundeni”, tha Vuçiq në fjalimin e jashtëzakonshëm deri te qytetarët e Serbisë.