Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tanku” duhet të jepen fjalët përmbyllëse për ata që janë të përfshirë në këtë proces. Në rastin “Tanku” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ndihmës ministri i MPB-së, Gjoko Popovski dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, për të cilën procedura është veçuar për shkak të “shtatzënisë së rrezikshme”. Gruevski, Jankullovska dhe Popovski akuzohen për blerjen e veturës luksoze Mercedes prej 600 mijë euro.
Sipas PSP-së, Gruevski si kryeministër nga Jankullovska ka kërkuar të përcaktojë një person i cili do të kryej blerje të paligjshme për veturën e re të blinduar, ndërsa është favorizuar firma “Mak Autostar SHPKNJP”. Për ta plotësuar kërkesën Jankullovska ka angazhuar Popovskin dhe të dytë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin. MPB-ja ka bërë blerjen e veturës, e cila duhej t’i ishte dhënë Qeverisë, por sipas aktakuzës, është blerë për shkak se Gruevski ka pasur dëshirë të vozisë veturë të tillë, por nuk ka dashur që publiku ta kuptojë atë. Tre të akuzuarit në këtë lëndë u sqaruan se nuk janë fajtorë për vepra penale për të cilat PSP-ja i ndjek penalisht. Gjykimi për lëndën “Tanku” filloi në fund të janarit, të këtij viti.