Shkup, 8 shkurt – Gjykata Penale sot e vazhdoi gjykimin për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013, “Titanik 2”.
Në seancë fjalë përfundimtare jep prokurorja Fatime Fetai nga Prokuroria Publike Speciale.
Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si edhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.