Shkup, 15 shkurt – Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin në Kuvend më 27 prill të citit 2017. Rasti ndodhet në fazën përfundimtare dhe duhet të vazhdojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes.
Në seancën e kaluar fjalë përfundimtare ka thënë mbrojtësi i Gorançe Angellovski Qeseto.
Pas paraqitjes së fjalëve përfundimtare të avokatëve të të gjithë 17 të akuzuarve në këtë rast, mundësi që të thënë fjalë përfundimtare do të kenë edhe vetë të akuzuarit.
Procesi gjyqësor ka filluar në gusht të vitit të kaluar dhe e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i të akuzuarve është Vilma Ruskoska. procesi ka filluar kundër 33 të akuzuarve, por në pajtim me Ligjin për amnisti janë aminstuar 15 persona.
Në bankën e të akuzuarve kanë mbetur Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Goran Goshevski-Levi, Mitko Peshovski, Oliver Popovski, Munit Pepiq, Abdylfeta Alimi, Oliver Radullov, Igor Durllovski , Jane Çento, Igor Jug, Aleksansar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mirevski-Kolo, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijam Mihajllovski, të cilët ngarkohen se kanë kryer vepër penale rrezik terrorist të rendit kushtetues. (koha.mk)