Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në fushë me bashkëlojtarët e tij te Liverpool, pas një lëndimi të gjatë. Shaqiri u rikthye sot në stërvitje me skuadrën e Liverpoolit, pas një kohe të gjatë jashtë fushës për shkak të lëndimit, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Anësori nga Kosova i Kombëtares së Zvicrës shpreson se do të mundë të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës. Ai shprehu gëzimin e tij që përsëri është në gjendje të stërvitë dhe luajë më shokët e skuadrës. “Jam i lumtur që jam kthyer në fushë me djelmoshat!”, shkroi Shaqiri në Instagram.
Shaqiri mbeti jashtë fushës që prej muajt shtator për shkak të dëmtimit të kofshës. Klopp pati sugjeruar se riaftësimi i tij po zgjaste kaq shumë për shkak se ai ka shumë muskujt në këmbë.
Sidoqoftë, 28-vjeçari është rikthyer në stërvitje tamam në kohë për ndeshjen e fundjavës që Liverpooli do ta zhvillojë kundër Crystal Palace në Premierligë.
Shaqiri do të shpresojë se do të grumbullohet nga trajneri gjerman për këtë ndeshje në Londër.
Me Mohamed Salah në dyshim të madh për shkak të lëndimit të vazhdueshëm me nyjën e këmbës, Shaqiri mund të jetë opsion i dobishëm për Liverpoolin, qoftë si titullar apo zëvendësues.