Shkup, 29 dhjetor – Një përdorues i internetit, si individ, asnjëherë nuk është i sigurt mjaftueshëm, prandaj, me rëndësi të madhe është fjalëkalimi, që të jeni të sigurt.
Por, edhe përkundër paralajmërimeve të kiber-ekspertëve dhe vjedhjeve sa më të shpeshta të të dhënave, shumë persona edhe më tej përdorin fjalëkalime që për herë të parë i bien ndërmend dhe të cilat janë të lehta për t’i mbajtur mend.
Kjo nënkupton se pothuajse të gjithë mendojnë njësoj, kështu që fjalëkalimi më tepër i përdorur për vitin 2017 është “123456”.
Ky është kombinimi favorit i cili përdoret dy vjet me radhë.