Shkup, 25 shtator – Partitë politikë shqiptare si ato në pushtet ashtu dhe ato opozitare, mbajtën konventat partiake dhe premtuan në vija të përgjithshme se do të punojnë në zhvillimin e pushtetit lokal, me theks të veçantë interesin e qytetarëve shqiptar, shkruan gazeta KOHA. Ndonëse ka filluar fushata parazgjedhore, por sa i përket Programeve zgjedhore – partitë politike ende nuk kanë të përmbyllur deri në fund duke pritur ende Shtabet lokale të paraqesin programet lokale që më pasi – ti inkorporojnë ato në Programin e përgjithshëm zgjedhor. Deri më tani, vetëm koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” e përbërë nga dy partitë – RDK dhe UNITETI, e ka të përmbyllur Programin zgjedhor, ndërsa Lëvizja BESA e ka të përpiluar, por pritet ta bëjë publik ditëve në vijim. Sa i përket parashtrimit të synimeve për këto zgjedhje, BDI e filloi e para përmes një konference për shtyp të zëdhënësit të Shtabit zgjedhor, Arbër Ademi. Të hënën në mesditë, Ademi shpalosi aktivitetet, ofertën dhe agjendën politike për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ai theksoi se BDI si parti është mobilizuar nga të gjithë BASHKË, siç tha ai, aktivistët, kandidatët dhe kreu i partisë, për ta prezantuar vizionin për komunat e katërvjeçarit të ardhshëm… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)