Freiburg ka lënë Sotogranden në Spanjë, për t`u rikthyer në Gjermani, aty ku tashmë do të presë rinisjen e Bundesligës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Christian Streich, zhvilloi për pak ditë një minifazë të shkurtër përgatitore në Spanjë, ku pjesë e saj ishte dhe Amir Abrashi, bën të ditur “Telesport”, përcjell gazeta KOHA.
Mesfushori, që është pjesë dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, tashmë ka lënë pas dëmtimin dhe është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë. Madje, trajneri Streich, i dha dhe minuta Amir Abrashit në takimin miqësor që zhvilloi pak ditë më parë kundër Mainz në Spanjë.
Mesfushori luajti 63 minuta, duke treguar dhe njëherë dëshirën që ka për t`u rikthyer në fushën e lojës. Pas këtij momenti, elozhet nuk kanë munguar as nga trajneri, i cili ka mbetur i befasuar nga gjendja fizike e lojtarit. “Ai është stërvitur jashtëzakonisht shumë mirë.
Në ndeshjen miqësore, Abrashi, ka treguar një performancë të habitshme. Ai dukej si në ditët e tij më të mira, ka fituar të gjitha duelet kokë më kokë në mesfushë”-është shprehur ndër të tjera trajneri.
Tashmë futbollisti kuqezi, pritet të rikthet rregullisht në fushën e lojës me Freiburg. Ky është një lajm i mirë për skuadrën gjermane, por edhe për kombëtaren shqiptare, pasi një mesfushor me cilësitë e Abrashit i ka munguar shumë erës Panucci.