Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të prezantohen fjalët përmbyllëse të Prokurorisë Speciale Publike dhe të mbrojtjes në rastin “Fortesa 2” në të cilin të akuzuar janë ish-shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe gjashtë të punësuar të tjerë në DSK. PSP pret që Grujevski dhe gjashtët të akuzuarit e tjerë të fitojnë aktvendim për gjykim.
“Kemi materiale të fuqishme dhe dëshmi verbale. Të gjithë dëshmitë janë në dobi të teorisë së aktakuzës, kështu që jemi të bindur se të akuzuarit do të fitojnë aktvendim gjykimi”, tha Prokurorja e PSP-së Lençe Ristoskla pas debatit kryesor për këtë lëndë që u mbajt më 2 nëntor.
Gjykatësja Lidija Petrovska atëherë e refuzoi kërkesën e Lupço Shvërgovskit, avokat i Grujevskit, që të shtyhet gjykimi për një periudhë të pacaktuar, derisa nuk përfundon ekstradimi i tij nga Greqia në Maqedoni. Duke iu referuar Ligjit për procedurë penale, Shvërgovski theksoi se në qoftë se i gjykohet në mungesë, do t’i shkelet e drejta e mbrojtjes.
Prokurorët e PSP-së, madje, i hodhën poshtë argumentet e këtilla si të pabaza për shkak se, sipas tyre, gjykimi në mungesë të Grujevskit nuk ia shkurton të drejtën që të kërkojë përsëritje të procedurës. Pas fjalëve të sotme përmbyllëse, pritet që Gjykata të marrë vendim përfundim për “Fortesa 2”.
I akuzuari i parë Grujevski është në paraburgim ekstradues në Greqi së bashku me ish-kolegun e tij nga DSK Nikolla Boshkoski, i cili në “Fortesa 2” duhej të paraqitet si dëshmitar. Të dytë muajin e kaluar u arrestuan me pasaporta të rrejshme në aeroportin në Selanik gjatë tentimit që të largohen për në Budapest. Lënda “Fortesa 2” u dedikohet shkatërrimit të dokumentacionit zyrtar të lidhur me përgjimin joligjor.