Fjalë përfundimtare për rastin “Tanku”, seanca të reja për “Tenderët” dhe “Total”

Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seancat për lëndët “Tanku”, “Tenderët” dhe “Total”. Në seancën për “Tankun” duhet të jepen fjalët përfundimtare të të akuzuarve në këtë proces, ish-kryeminsitrit Nikolla gruevski dhe ish-ndihmësministrit në MPB, Gjoko Popovski. Në këtë rast, e akuzuar është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, por procedura për të ishte ndarë për shkak të “shtatzanisë së rrezikshme”. Që të tre janë të akuzuar për furnizim të mercedesoit luksoz prej 600 mijë eurove.

Sipas PSP-së, Gruevski si kryeministër, ka kërkuar njga Jankullovska të caktojë person i cili do tëp zbatojë furnizim të jashtëligjshëm publik për automjet të ri të blinduar, ndërkaq është favorizuar ndërmarrja “Mak Autostar SHPNKP”. Për ta plotësuar kërkesën, Jankullovska e ka angazhuar Popovskin dhe që të dy e kanl keqpërdorur pozitën zyrtare deh autorizimin. MPB ka bërë furnizimin e automjetit i cili është dashur t’i jepej Qeverisë, por sipas aktit të prokurorisë, ishte furnizuar sepse Gruevski ka dashur të vozitet në automjet të tillë, por nuk ka dashur që opinioni të dijë për atë.

Që të tre të akuzuarit në këtë lëndë u deklaruan se nuk janë fajtorë për veprat penale për të cilat i ndjekë PSP. Gjykimi për “Tankun” filloi nga fundi i janarit të këtij viti. Seancë e re gjyqësore duhet të mbahet edhe për lëndën “Tenderët” në të cilën e akuzuar e parë është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ndërkaq ka të bëjë me tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase dhe projektin e pavarur “Shkupi 2014”. Në këtë rast të akuzuar janë dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike. Një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi.

Në seancën e fundit në sallën e Gjykatës penale u dëgjuan pesë biseda të prëgjuara, të cilat PSP i propozoi si dëshmi në këtë rast. Nga pesë bisedat, katër janë nga viti 2011, ndërsa një e vitit 2013, ndërsa në to flasin kançeska-Milevska, Mile Janakieski, Ilija Bresliski dhe Gordana Jankullovska. Në bankën e të akuzuarve nëse në Gjykatë duhet të ulet edhe gazetari Dragan pavlloviq-Llatas, i cili është i dyshuar në lëndën “Total”. Tre seancat paraprake për këtë rast nuk u mbajtën, sepse nuk mori pjesë Dragan Pavlloviq-Llatas për shkaqe shëndetësore dhe familjare. Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari ka dhënë të dhëna të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore me ç’rast përmes personave juridik ka fshehur tatim në shumë prej 7.466.981 denarë apo 121.414 euro, ndërsa vetë personi fizik ka fshehur 3.876.471 denarë apo 63.032 euro.