Një fjalë e urtë popullore thotë: “Heshtja është vjedhje, ajo di të vjedhë guximin dhe të vërtetën, në instancë të fundit, heshtja është delikt i rëndë verbal.”Unë (nuk)besoj se (jo) gjithsecili prej nesh mund të dakordohet me këtë thënie të urtë të popullit, por nëse pjesa e fundit e fjalisë së mësipërme është me tamam, atëherë unë edhe kësaj radhedo ta mbaj bajrakun dhe mendjen karshi një meseleje të heshtur, të vërtetë dhe të denigruar
Nga Fadil LUSHI
Shumë kohë më parë, kur isha axhami në fiqir a kur më mungonte pjekuria mendore, assesi nuk i dalloja njerëzit me pamje budallai dhe ata“surratvrenjtur”, assesi nuk dalloja njerëzit me autoritet të sajuar, nuk dalloja çuditërisht vlerat nga antivlerat, nuk dalloja çunat dilbera të aristokratëve nga gocat e bukura të kasabasë sonë, thjesht më dukeshin toptan njësoj…, ama hiç fare nuk dalloja atdhetarin nga tyxhari, ama hiç nuk dalloja evgjiten Fatime si fallxhore dhe “pevaçicat” serbe…, nuk dalloja edepsëzin e madh nga sekserët dhe fajdexhinjtë, nuk dalloja kazanxhiun e daullexhiun, ama hiç fare nuk i kuptoja njerëzit që kishin derte pse zemëroheshinme kokëboshët dhe me barkmëdhenjtëe mëhallës së tyre, hiç nuk bëja dallimin mes turmës së hallexhinjvedhe hordhive të shfrytëzuesve prej derr komunisti, e të tjera dallime. Meqenëse asokohe,në “kazanin mediatik dhe politik të qymezit tonë”, ngjarjet zhvilloheshin ashtu siç ishin parashikuar, unë assesi nuk besoja se njerëzit me kostum prej komunisti nuk frekuentonin hapësirat e “qenefhaneve” të tyre, assesi nuk besoja se ata dinin të shajnë, assesi nuk besoja se pushtetarët mund të ishin kleptomanë sabah e aksham, assesi nuk besoja se hetuesi shqiptar mund të pshurrte në magjen e bukës së shqiptarit, kurrsesi nuk besoja se pushtetari (nuk)mund të ishte pederast dhe me mendje të prishur a prej çarçafi…, assesi nuk besoja se ata në një të ardhme të afërt do të shndërroheshin në viktima të (keq)kuptuara…, nuk besoja se ata në mënyrë të paligjshme dhe duke përdorur dhunën ose dredhinë do të rrëmbenin e do uzurponin të drejtën tonë të fjalës së lirë.
Një i tillë si këta të lartpërmendurit (që hiç nuk i dalloja dhe nuk u besoja) ishte një politikan prej komunisti që asokohe jetonte diku në një lagje të shehrit tonë.Nuk ishte i vendit, përkundrazi ishte ardhacak. Karakterizohej me egoizmin dhe sedrën e tij prej mikroborgjezi. Me trup ishte sa një çerek burri, ishte sa një çerek banjore allaturka,aq sa ishte edhe në mendje, njësoj si shefi i tij halabak, i cili sa herë vinte by**n në kërthizë të mexhlisit, aq herë muhabetit ia fuste hallagrep, mbarë a prapë njësoj si mëzi kur i del para pelës…, apo si ajo puna e kaut kur “pahiri ia fut femrës së kalit”. Për fat të keq, asnjëherë nuk mësoi sesi lidhet ushkuri i brekëve. Thoshin se ishte i përzgjedhuri dhe i përkëdheluri i UDB-së. Shtëpia e tij dallohej prej të tjerave që ndodheshin përreth. Për kopshtin e tij të mbjellë me pemë, perime e me lule kujdesej fqinji i tij fukara, ndërkaq arat ua jepte me qesim ish-bujqvetë fisit të tij prej bejlerësh! Nuk i mungonte as hyzmeqari e as hyzmeqarja. Derisa bashkëqytetetarët e tij hiqnin të zitë e ullirit nga varfëria e skajshme, në veçanti familjet që kishin pjesëtarë nëpër burgje, ai jetonte me gjithë të mirat. Njëherë kur e kishte pyetur skamnorin se a je i uritur, ai ishte përgjigjur…,unë tok me kalamajtë e mi gjithmonë jemitë uritur. Pikërisht ky ish-komunisti disa ditë më parë sikur deshi ta lakonte historinë e veprës pesëdhjetëvjeçare, një vepër që llafos demonstratat e Tetovës… dhe kur ne i thamë se nuk ka hisenë këtë mesele, sa humane, patriotike, po aq edhe emancipuese…, ky farë “insani” në moshë të shkuar a të thyer, i cili shumë kohë më parë i kishte rënë gabimisht profesionit dhe gjinisë…, na e ktheu hazërxhevapin: “Hajt, se nuk u bë kiameti, nëse unë pas kaq motesh do t’ju gënjej edhe një herë…, dhe mos harroni se unë asokohe punën time prej spiuni e bëja me shumë përkushtim!”. Ne që kemi mbamendjen pamore dhe atë dëgjimore, duhet pranuar se edhe pas pesë dekadash duke mbajtur gojën mbyllur dhe duke ushqyer heshtjen tonë prej varri, këtij kodoshi dhe të tjerëve të tillë si ky, edhe shumë kohë do t’ua mundësojmë që bythëpraptas t’i përshkruajë rrjedhat e ngjarjeve tona me rëndësi historike, përfshi këtu edhe rrethanat dhe vakitë e kohës së sotme.Ky ish-i përzgjedhuri dhe tebdili i shërbimeve sekrete, sot ndoshta me të drejtë dhe me gojën plot, do na thotë: “Shihni përparimin e punëve tuaja…, gjykoni veprimet tuaja pa paramendime e të tjera gjykime”.
Nëse ky ka hise në këtë të drejtë, atëherë unë sot e gjithë ditën e Perëndisë, në këtë moshë të thyer, nuk dua t’u besoj njerëzve që janë sistemuar në ambientet e administratës, qoftë ajo vendore a qendrore, në veçanti ata që nuk prekin punë me dorë!? Unë nuk dua t’u besoj burokratëve të cilët sabah e aksham janë shndërruar në objekt kritikash, talljesh dhe humori, nuk dua t’u besoj sesi ata lejojnë që korrupsioni të mbetet në nivele shqetësuese. Çka ndodh në mjedisin tonë arsimor! Si mund ta kuptosh atë ambient kur ai toptan është shndërruar në turlitavë, një ambient që është shndërruar në vend sfilatash,ku ka shumëçka që nuk shkon mirë, as para as pas, as nga e majta e as nga e djathta. Në ambientin tonë arsimor, paksa të trishtueshëm, ka shumëçka që nuk është në binarë dhe si të tilla sikur nuk ecin para…, dhe askush nuk jep asnjë të vetmin sugjerim pse ato shumëçka vendnumërojnë. Asnjëri nuk parashtron pyetjen e të thotë sesi mundet që nxënësi ynë “përfundon provimet e maturës pa e mësuar me tamam shkrim-leximin fillestar”, ama hiç askujt nuk i ha palla pse pedagogu ynë universitar nuk përfill a nuk respekton rregullat për drejtshqiptimin e zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve, ama hiç askujt nuk i ha palla pse mësuesi ynë që jep mësim në një shkollë nëntëvjeçare a të mesme, nuk bën kujdes për drejtshkrimin e gjuhës së sotme letrare shqipe dhe, kur i thua se pse nuk përqendron vëmendjen në këtë lëmë…, ai ta kthen: “Po si bëhet kjo punë, që unë nuk jam pedagog i gjuhës amtare!?”.., dhe ne, sikur duam ta heshtim këtë përgjigje të mësuesit tonë të dashur!
Hiç më mirë nuk duken punët në mjedisin tonë kulturor. Edhe aty shumëçka nuk ndodh dhe nuk shkon mirë dhe ajo pak që bën vaki nuk është as për “dynja e as për ahiret”, njësoj si ky shkrim (që ka shumëçka që nuk shkon!?)…, një ambient ku duhet të kultivohen vlerat letrare, artistike, shkencore e të tjera…,dhe askush nuk bën kurajë të thotë një llaf,pse kjo nuk bën vaki e nuk shkon!?…, e gjithë kjo të duket si ajo shkolla për të shurdhërit dhe për memecët!? Ambientit tonë politik“përtej të mirat që i ka”, sikur i mungon vetëm “kaptelli, litari, stela dhe drurët e samarit, apo ai jastëku prej mesi i mbushur me kashtë”.., dhe ne, sikur duam të heshtim këtë të vërtetë!
Ne do të parashtrojmë pyetjen senë ç’derexhe duhet vulgarizuar a shtrembëruar thelbi a përmbajtja e përgjegjësisë sonë kolektive…, në ç’- derexhe duhet të katandiset arsimi, politika, ekonomia dhe, pse jo, edhe kultura jonë, që më pastaj të hapim gojën e të themi: o jemi të verbër e nuk na shohin sytë, o nuk jemi me tamam me veshët, o jemi toptan të rrjedhur nga fiqiri…Dhe, së fundi, duhet të ngelim një herë e përgjithmonë mendërisht të destabilizuar! Mbase do të ngushëllohemi me atë se politikani nuk bën, mësuesi nuk bën, bujku nuk bën, intelektuali nuk bën, kleri nuk bën, studenti nuk bën etj., etj. dhe lëre që zgërdhihemi toptan, harrojmë të themi se këta i prodhuam vetë ne…, harrojmë të themi se ne i arsimuam dhe i edukuam…Dhe, në vend që të themi se e gjithë kjo është produkt yni, ne me pa të drejtë parapëlqejmë të themi se fajet për këtë katrahurë i ka Perandoria Otomane, se fajtor është sllavi, se faji i takon pesimistit, se në faj është Ali Pashai me nargjilenë e tij!? Për të mos thënë jashtëtokësorët, a…!?!
“Gjendja juaj e nderë nuk përmbyset me heshtje a me gojën mbyllur!” sikur tha me të drejtë aiishkomunisti“ çerek burrë”.