Nëse e dashura juaj ndodhet larg dhe ju mungojnë puthjet e saj mos kini merak, ju vjen në ndihmë një zgjidhje teknologjike. “Kissenger”, një robot me pjesëza buzësh sintetike, premton të rikthejë pasionin në lidhjet në distancë mes çifteve.
Pajisja e çuditshme lidhet përmes valëve të telefonit me pajisjen e partneres suaj kudo përreth globit dhe do t’u përshtatet lëvizjeve të buzëve që ju bëni në kohë reale. Një tjetër risi e kësaj shpikje është aroma e partnerit që ajo çliron ndërsa ju “putheni”.
https://www.youtube.com/watch?v=vELVnC-oK-0