Njihet si një nga modelet me fizikun më të mirë në botë dhe Alessandra Ambrosio e tregoi këtë gjë edhe një herë në Florianopolis të Brazilit. 35-vjeçarja u fotografua me bikini në plazh, aty ku po kalonte një ditë relaksuese bashkë me shoqet e saj. Ajo u sigurua që të qëndronte e hidratuar dhe për këtë arsye bleu edhe një arrë kokosi. Modelja veterane është nënë e dy fëmijëve, 8-vjeçares Anja dhe 4-vjeçarit Noah, të cilët i ka me partnerin e saj, 35-vjeçarin Jamie Mazur.