Fituesit kanë më shumë gjasa të bëhen mashtrues

23

Fitimi nuk e nxjerr gjithmonë më të mirën nga njerëzit. Studimi i ri nga Izraeli tregon se fituesit e garave kanë më shumë të ngjarë që më vonë të përfshihen në sjellje të pandershme – apo të bëhen mashtrues. Për ta testuar integritetin e garuesve, disa shkencëtarë nga dy shkolla izraelite, Universiteti Hebraik i Jerusalemit dhe Universiteti Ben-Gurion, i angazhuan 86 studentë vullnetarë të universitetit që të marrin pjesë në një lojë vlerësimi në grupe me nga dy persona. Secilit garues iu tregua një grup i objekteve në një ekran kompjuteri për 2.5 sekonda, një kohë kjo jo e mjaftueshme për t’i numëruar objektet. Garuesit i ofruan vlerësimet për numrin e përgjithshëm të objekteve, dhe hamendja më e afërt në secilën dyshe e mori një çmim, transmeton Koha.net. Nga dyshet e garuesve më pas u kërkua që ta luajnë një lojë të dytë, një lojë zaresh. Lojtarëve iu dha një pagesë e caktuar e të hollave për rezultatet e tyre. Por për shkak se lojtarët i raportuan në mënyrë të pavarur totalet e tyre, ishte e lehtë të falsifikoheshin numrat nëse personi ishte i prirë ta bënte këtë, dhe shumë prej tyre ishin (të prirë). Hulumtuesit zbuluan se fituesit e lojës së parë ishin më të prirë të gënjejnë në lidhje me shumat e tyre të zareve në lojën e dytë. Rezultatet e eksperimenteve u detajuan në revistën PNAS. Kur hulumtuesit e përsëritën eksperimentin, por këtë herë fituesit dhe humbësit u deklaruan në mënyrë rastësore në lojën e parë, fituesit nuk kishin më të ngjarë të mashtrojnë në krahasim me humbësit. “Efekti pasues i sjelljes joetike duket se varet nga të fituarit, në vend se thjesht suksesi”, shkruajnë studiuesit. Anketat pas-garuese sugjerojnë se fituesit e ndjenë një ndjenjë të privilegjit pas mundjes së kundërshtarëve të tyre në garën e parë, gjë që studiuesit thonë se shpjegon se pse ata kishin më shumë gjasa të mashtronin në lojën e dytë.