Uashington, 12 shkurt – Fituesi i Çmimit Nobël, Poll Krugman paralajmëroi se mundësitë janë të mëdha që ekonomia botërore të përfshihet nga recesioni deri në fund të vitit.
Ai theksoi se ekziston një mundësi e vogël që vetëm “një punë e madhe” ta nxisë rënien e ekonomisë globale, këtu bëhet fjalë për një varg faktorësh. Nxitja për rënien e tatimit korporativ nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp është një nga arsyet për shqetësimin e Krugmanit, për shkak se sipas tij, ai program “nuk është aq efikas”.
Krugmani, gjithashtu, paralajmëroi se tanimë vërehet se “tullumbacja po shfryhet” kur bëhet fjalë për rritjen e sektorit teknologjik.