Të shtunën e ardhshme në San Paolo do të luhet sfida për kreun e Serie A Napoli-Inter. Skuadra e Sarrit do të tentojë suksesin në kampionat për të lënë pas shijen e hidhur të disfatës në Champions përballë Manchester Cityt, nga ana tjetër përballë do të jenë zikaltërit e Interit që vijnë nga suksesi në derbin milanez, prandaj formacioni i Spalletit do të jetë përpara një prove të rëndësishme që do të konfirmojë ose jo statusin e tyre si kandidatë potencial për titullin e Serisë A.
Gjithsesi, statistikat nuk flasin në favor të Interit fitorja e të cilëve në San Paolo është kthyer në një tabu, me ziklatërit që numërojnë vetëm një fitore në 20 vitet e fundit, pikërisht në 18 tetor të vitit 1997. Falë golit të Galantes dhe autogolit të Francesko Turrinit, në ndeshjen e largët, Interi mundi Napolin e Mazzones, edhe pse më pas këta të fundit zbritën në Serinë B.
Nga ai moment Napoli ka një histori suksesesh ndaj Interit me 8 fitore dhe 3 barazime në San Paolo, ku triumfi i fundit është shënuar dhjetorin e shkuar. Sfida e luftuar do të ndiqet nga më shumë se 50.000 mijë spektatorë.