Interi ka fituar derbin kundër Milanit me një gol të Mauro Icardit në minutat e fundit, por zikaltrit kanë humbur Radja Nainggolan për shkak dëmtimi. Gjendja e belgut do të vlerësohet në ditët në vazhdim nga stafi mjekësor i ziklatërve, por ish-lojtari i Romas rrezikon të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Barcelonas. Sfida do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në “Camp Nou”.