Fitorja ndaj Polonisë i dedikohet Sançezit

Trajneri i Kolumbisë Hose Pekerman ia ka dedikuar fitoren e mbrëmje së djeshme ndaj Polonisë lojtari Karlos Sançez i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e tretë përballë Japonisë. Kolumbiani u kërcënua me vdekje për kartonin që mori dhe kjo është një gjë serioze. Policët po hetojnë mbi kërcënimet, të cilat u dërguan përmes rrjeteve sociale. “Ai ka kaluar një kohë të vështirë. Ne duam ta ndajmë këtë fitore me atë. E gjithë skuadra ndjen të njëjtën gjë”, deklaroi Pekerman. Mbrojtësi kolumbian, Andres Eskobar u vra 10 ditë pasi shënoi një autogol në ndeshjen kundër SHBA në Kupën e Botës 1994. “Kemi marrë disa informacione, por nuk mund të konfirmoj asgjë. Futbollisti u ndikua shumë thellë, dhe unë mendoj se të gjithë ne e kuptojmë që futbolli është një gjë krejtësisht ndryshe. Këto gjëra as që duhen thënë me zë të lartë. E konfirmuar ose jo, kjo është diçka shumë e dhimbshme”, u shpreh trajneri i Kolumbisë.