Stiven Zhang vazhdon të koleksionojë trofe me Interin, pas ardhjes së grupit “Suning” në drejtimin e skuadrës, ndonëse në këto dy vite të fundit 30-vjeçari ka qenë i vetëm në drejtimin e skuadrës, pas trashëgimisë së lënë nga babai i tij:
“Jam shumë i lumtur që çdo ditë vazhdoj të eci pranë një grupi të tillë futbollistësh dhe njerëzish që punojnë dhe e duan Interin.
Madje, edhe marrëdhënia që shoh mes nesh jashtë fushës është ajo që më ekzalton më tepër, se e ardhmja do të jetë shumë e bukur për të gjithë ne.
Pas këtij suksesi, madje pas fitimit të kësaj Kupe Italie, e cila do të mbetet në histori pas 11 vitesh mungesë, unë dua të falënderoj pa fund stafin, i cili sa më shumë kalojnë kohët, aq edhe më tepër momente gëzimi na dhurojnë.
Dëshira e radhës? Normale që ne jemi Interi dhe nuk i vendosim limite vetes. Përkundrazi, tani kemi ende dy ndeshje në të cilat ne duhet të bëjmë 6 pikë, pasi realisht besoj se kemi ende shumë shanse dhe në fund do të jemi ne ata që do të festojnë titullin kampion”, deklaroi miliarderi kinez.