Numri i të infektuarve me virusin korona, në Itali dhe Spanjë po bie ndjeshëm. Kjo ka dhënë një sinjal dhe shpresë se lufta me COVID-19 në Europë është afër fundit. Maqedonia e Veriut, në fund të muajit prill do të arrij në kulmin e krizës me virusin korona, ku do të ketë një numër rekord të të prekurve
Zenel MIFTARI
Shkup, 7 prill – Bota po kalon një situatë të vështirë dhe mund të themi se është një ndër situatat më të rrizikshëm të këtij shekulli. Krizën me virusin korona, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur si sfidën më të madhe që është përballur Bashkimi Europian, që nga themelimi i tij. Virusi korona ka goditur me një forcë dhe egërsi të pa mëshirshme të gjithë njerëzimin. Deri më tani kemi pasur statistika të frikshme të përhapjes dhe numrit të vdekjeve si shkak i COVID-19. Por fatmirësisht statistikat e fundit në disa vende të Europës, kanë ngjallur shpresën e autoritetëve dhe qytetarëve se lufta me virusin korona po fitohet dhe po shkon drejt fundit.
Italia, momentalisht është vendi më i prekur me virusin korona në Europ. Numri i të vdekurve po rritet por ajo që jep shpresë ditëve të fundit është se numri i të infektuarve ka rënë ndjeshëm në vend. Gjithashtu edhe Greqia, së fundmi ka raportuar numrin më të vogël të të infektuarve me virusin korona që nga 12 marsi, duke dhënë shenja për ulje të intensitetit të sëmundjes në vend. Ndërkohë edhe autoritetet norvegjeze kanë raportuar se e kanë vënë nën kontroll përahpjen e virusit korona si dhe në vend nuk ka rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Gjithashtu autoritetet, bëjnë të ditur se parashikohet që edhe numri i të shturarve në spital të zvoglohet në ditët në vijm. Bent Höie, ministri norvegjez i Shëndetësisë, në një konferencë për media tha se në Norvegji para masave kundër COVID-19, një person infektonte 2,5 persona ndërsa pas masave të ashpra të ndërmarra muajin e kaluar shifra ka rënë në 0,7. Situata me virusin korona po stabilizohet edhe në Spanjë, prej 950 viktima sa kishte vetëm brenda një dite javën e kaluar, tani numri në tre ditët eee fundit ka rënë ku ka nga rreth 600 viktima në ditë.
Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut, momentalisht janë të infektuar rreth 600 persona, ndërkohë numri i vdekjeve si pasoj e COVID-19 ka arritur në 25 dhe i të shëruarve rreth 30. Megjithatë flitet se Maqedonia e Veriut, në fund të muajit prill do të arrij në kulmin e krizës me virusin korona, ku do të ketë një numër rekord të të prekurve. Në vendin tonë, së fundmi janë marrur edhe masa sforcuese në ndalimin e përhapjes së virusit korona. Masat shtesë janë që prej ditës së mërkur ora policore të filloj nga 16:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, ndërkaq gjatë fundjavës do të kemi tërësisht orë policore.
Ndryshe, Franca dhe Turqia momentalisht po kalojnë ditët më të vështira të përballjes me virusin korona. Franca, së fundmi ka raportuar për 833 vdekje në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me COVID-19, shifrën më të lartë që prej shpërthimit të sëmundjes. Numri total i të vdekurve nga pandemia e virusit korona tani në Francë ka arritur në 8911, e cila e bënë të rënditet menjëherë pas Italisë dhe Spanjës. Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet ka më shumë se 27,000 persona të infektuar dhe 574 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri. Sipas të dhënave të Universitetit ‘Johns Hopkins’, ky vend tani renditet si shteti i nëntë i prekur më keq nga ky virus.