Fitorja e Ramës ndaj Greqisë

14

Edi Rama ka arritur fitoren e parë ndaj Greqisë. Të paktën kështu shkruan një nga gazetat më të mëdha greke “Protothema”. Nisur nga klima e fundit e tensionuar, në lidhje me prishjen e 19 shtëpive në Himarë, gazeta më e madhe greke shkuan se BE ndaj Shqipërisë ka publikuar një raport pozitiv. Në artikullin e gazetës “Protothema” madje theksohet se pavarësisht kërcënimeve të shefit të diplomacisë greke, për bllokim të rrugës evropian, kjo nuk ka ndodhur. “Në progres raportin e Komisionit Europian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësohet se Shqipëria është gjerësisht në përputhje me standardet evropiane. Përveç kësaj, raporti i Komisionit Evropian thekson rolin konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet në rajon, por edhe në pjesëmarrjen e nismave rajonale, ku, ndër të tjera, përfshin bashkëpunimin për krizën e emigrantëve në Ballkan”, shkruan gazeta greke “Protothema”.