Kolumbia hapi rrugën e saj për kualifikim pas fitore 3-0 ndaj Polonisë dhe kjo ka sjellë gëzim të madh te tifozët kolumbian në Rusi por edhe në shtëpi. Pas ndeshjes e gjithë Kolumbia ka shpërthyer në festë dhe konsumi i alkoolit ka qenë tepër i lartë, aq sa kanë filluar sherre masive, të cilat patën bilance të përgjakshme. Sipas mediave vendase, raportohet për 8 të vrarë dhe 73 të plagosur, mes të cilëve 20 me armë zjarri dhe 53 me thika. Ndër të plagosurit janë edhe disa efektivë të policisë, të cilët ndërhynë për të vendosur rendin.