Nuk i ishte dashur shumë kohë që francezit me prejardhje Cameroonia’ne, Frances Nganu, të shënoj fitoren më të vlefshme të karrierës. Një nga luftëtarët më brutalë në botën e UFC-së, një njeri me grushtin më të rëndë, gjë kjo që është vërtetuar zyrtarisht, e ka goditur Alister Overim i cili ishte me përvojë, qysh në raundin e parë, e përplasi anglezin me pasaportë holandeze në tokë, pastaj e ka goditur me bërryl përderisa ai ishte i shtrirë pafuqishëm në tokë! Në momentet e para ai e ka goditur Alister’in, i cili nuk e kishte pritur kaq shpejtë sulmin. Por nuk është ndalur me kaq dhe ka vazhduar sulmin derisa gjyqtari e ka ndalur, transmeton gazetametro.net
“Po ndihem shkëlqyeshëm, jam më i gatshëm se kurrë për garën e radhës”, ka thënë ai para garës.
Kjo ka qenë fitorja e tij e 6 në UFC, ndërsa 11 fitore i ka gjithsej dhe të gjitha i ka të fituara në dy raundet e para.