Ishte vetëm 15 vjeçe kur fiksimi për ushqimet dhe për formën fizike nisi ta “përndiqte” atë dhe mendjen e saj. Ndihen “e shëndoshë dhe e shëmtuar”. Kështu nisi të shkojë gjithnjë e më shumë në palestër për të eliminuar drastikisht kaloritë e përditshme dhe të dobësohej.
Deri sa mbërriti në 31 kilogramë! Fundi! Pastaj ringritja. E frymëzuar nga historitë e vajzave që janë shëruar nga sëmundja dhe që kanë treguar rilindjen e tyre në Instagram, Emelle arriti të gjejë forcë për t’u kuruar dhe të bindej se ajo nuk donte ta shkelte aspak jetën e saj.
HISTORIA. “Gjithçka nisi në shkollë, – ka treguar Emelle për Daily Mail”. – Ndihesha shumë e shëndoshë. Mikeshat e mia kishin të dashur, unë nuk po arrija të gjeja asnjë”. Nga ai moment ra në grackë: hante supë pulë, sallatë dhe gjëra të tilla.
Nuk pranonte të kurohej dhe mendonte se pjesa tjetër e botës do t’i prishte jetën. “Kur isha e sëmurë, nuk e mendoja se isha unë problemi. Besoja se mund të vazhdoja një jetë normale”. Emelle ishte aq e fiksuar sa që refuzonte të ulej gjatë ditës, e bindur se kështu mund të digjte akoma më kalori.
RROKADA. “Më kujtohet që një ditë, isha e sëmurë dhe mendoja se do të vdisja nga njëri moment në tjetrin. Thashë me vete: ‘Nuk je realizuar akoma. Vërtet kështu kërkon të përfundosh?’. Jo, nuk ishte ky”, – ka rrëfyer ajo.
Duke lexuar në Instagram historitë e vajzave të tjera, që si ajo, kanë hyrë në tunelin anoreksisë, 20-vjeçarja e kuptoi se nuk donte ta linte jetën e saj pa drejtim dhe i ka kërkuar mamasë të gjente një qendër të specializuar ku të kurohej. “Ishte shumë e vështirë, por nga ai moment diçka në mendjen time ndryshoi”.
RILINDJA. Tani Emelle është mirë dhe ka vendosur të tregojë historinë e saj për të bindur vajzat e tjera të sëmura për të rimarrë pikërisht në duar jetën e tyre. “Tani ndihem mirë me veten time.
Më pëlqen trupi im, – thotë vajza. – Edhe pse për pak kohë mu desh të injoroja mendjen time. Jam një person më i fortë se më parë dhe e shoh botën me sy ndryshe. Jeta është shumë e shkurtër, mos e nënvlerësoni”.