Fitore me kosto, tre futbollistë të Juves dëmtohen në Bergamo

10

Juventusi fitoi me vuajtje në Bergamo përballë Atalantës, por përtej rezultatit, ky takim ka lënë pasoja te 3 prej futbollistëve bardhezi, që kanë pësuar dëmtime në ndryshme dhe sot janë drejtuar në “J-Medical” për të nisur rikuperimin.

Siç njofton vetë klubi bardhezi, mbrojtësi holandez De Ligt ka marrë një goditje në shpatull, ashtu si Bernardeschi, ndërsa sulmuesi brazilian Douglas Costa, ka probleme muskulore dhe do të mungojë për të paktën dy javë.

Megjithatë bardhezinjtë kanë siguruar kualifikimin në Champions dhe Sarri mund të aplikojë “turn-over”-in ndaj Atleticos së Madridit të martën, për të pasur më të freskët titullarët për ndeshjet e kampionatit.

Comments are closed.