Shkup, 16 maj – Skuadra e FC Shkupi është në rrugë të mirë që të plasohet në garat e Liga Evropës., bën të ditur gazeta KOHA. Pas fitores ndaj Pelisterit si mysafir, dhe barazimit pa gola në Kratovë ndërmjet Sileksit dhe Rabotniçkit, bardhekaltërit tani gjenden në pozitën e katërt me një pikë më pak se Rabotniçki në pozitën e tretë. Deri në fund kanë ngelur vetëm edhe një xhiro, Shkupi do të pret Vardarin në Çair, ndërsa në arenën “Filipi i dytë” Rabotniçki do të pret “Skopjen”.
Shkëndija pa shumë probleme me 3-0 mundi Renovën, ndërsa fitore të rëndësishme në “luftën” për mbijetesë ka arritur “Skopje”, e cila me 1-0 mundi Pobedën.
Rezultatet:
Pelisteri – Shkupi 0-2
Sileksi – Rabotniçki 0-0
Renova – Shkëndija 0-3
Vardari – A.Pandev 3-2
Skopje – Pobeda 1-0