Shkup, 10 nëntor – Në një atmosferë impozante, FC Shkupi ka mundur rivalin e saj të madh Vardarin, në derbin e javës së 14-të në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, bën të ditur gazeta KOHA. Golin dhe tre pikët e madha, bardhekaltërve ua solli Sergino në minutën e 57-të.
Tre pikë të mëdha i ka fituar edhe Shkëndija, në “Filipi i dytë” kundër Rabotniçit me 2-1. Me këtë fitore kuqezinjtë janë shkëputur në tre pikë nga konkurrenti i saj për titull Vardari, dhe tani kanë 31 pikë të grumbulluara. Golat për skuadrën tetovare i shënuan Imeri dhe Mici.
Në ndeshjet tjera, Makedonia Gj.P. mundi Bellasicën me 1-4, Renova me golat e Stojanovskit dhe Gafurit mundi Pobedën me 2-1.