Shkup, 3 mars – Skuadra e Shkupit ka fituar tre pikë të mëdha në kuadër të javës së 21 në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Me rezultatin 0-2, bardhekaltërit mundën në fushën e saj skuadrën e Akademija Pandevit, bën të ditur gazeta KOHA.
Goli u parë u shënua me autogol nga ana e Trajanovskit, ndërsa tre pikët e mëdha skuadrës nga Çairi ia siguroi sulmuesi Viktor Angellov. Pas kësaj fitore Shkupi gjendet në pozitën e pestë më 30 pikë, një më pak se Rabotniçki që ka 31.
Fitore ka arritur edhe lideri aktual Shkëndija. Me 3-0 kuqezinjtë para tifozëve të saj mundën Bellasicën, ndërsa autor të golave ishin Izair Emini, Agim Ibraimi, ndërsa goli i tretë ishte autogol i Mario Maslac. Shkëndija pas kësaj fitore vazhdon të ruajë kryesimin dhe epërsinë kundrejt Vardarit, e cila gjithashtu arriti fitore me 3-1 ndaj Makedonija Gj.P. Kuqezinjtë kanë 47 pikë, nëntë më shumë se Vardari.
Skuadra tjetër shqiptar Renova nuk ka arritur të shkojë përtej barazimit pa gola ndaj Sileksit në Kratovë.
Rezultatet:
Pobeda – Rabotniçki 0-1
Shkëndija – Bellasica 3-0
Sileksi – Renova 0-0
Vardari – Mak.Gj.P. 3-1
A.Pandevi – Shkupi 0-2