Fitore e madhe e Shkupit, barazon Shkëndija, lufta për titull mbetet e hapur

76

Shkup, 3 mars – Janë zhvilluar sot ndeshjes e javës së 21 në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, njofton koha.mk.

Lideri aktual Shkëndija nuk ka shkuar përtej barazimit në sfidën e zhvilluar në Shkup ndaj Rabotnikit duke luajtur baras pa gola. Barazim ky nga i cili ka përfituar FC Shkupi, pasi bardhekaltërit kanë triumfuar në përballjen e vështirë ndaj Sileksit në Kratovë me rezultatin 0-1.

Golin për bardhekaltërit e shënoi Alvarez nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore tani FC Shkupi ka 40-të pikë, gjashtë më pak se Shkëndija në pozitën e parë.

Renova ka mundur thellë me 3-0 Vardarin, ndërsa disfatë para shikuesve të vet ka pësuar Struga Trim Lum me 0-1 nga skuadra e Pelisterit. (koha.mk)

Rezultatet:

Akademia P. – Mak.Gj.P. 2-1

Boreci – Bellasica 2-1

Sileksi – Shkupi 0-1

Struga T.L. – Pelisteri 0-1

Rabotniçki – Shkëndija 0-0

Renova – Vardari 3-0