Shkup, 21 janar – Psikologja Fitore Bajrami Abdi e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, gjatë bisedës për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet në internet, tha se një nga arsyet e lehtësisë së gjuhës së urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale është anonimiteti. Pastaj, rrjetet sociale u kanë dhënë hapësirë të gjithë individëve, ku zakonisht këta individë shprehin mllefin e tyre personal.
Njëra nga arsyet e lehtësisë së gjuhës së urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale është anonimiteti, fshehja mbas një profili të caktuar duke menduar se mund të shprehish çfarë të duash nga aty duke shprehur atë mllefin tënd dhe ti mund të thuash çfarë të duash. Zakonisht shprehini mllefin e tyre personal. Rrjetet sociale u kanë dhënë hapësirë të gjithë individëve që në një farë forme censura fizike i ka penguar këtë më përpara, sot këtë gjë nuk e kemi më- tha Fitore Bajrami Abdi.(koha.mk)