Një burrë nga Florida ka fituar 1 milion dollarë në lotari, të njëjtën ditë që ai dhe bashkëshortja e tij kishin hapur një dyqan për riparim të veturave. Brian Woodle, 46-vjeçar kishte blerë tiketën 5 dollarëshe të lotarisë e cila e çoi atë drejt çmimit të madh prej 1 milion dollarësh.
“Më pëlqen të punoj në vetura dhe gjithmonë e kam pasur ëndërr që të hapë dyqanin tim për riparimin e veturave”, ka thënë Woodle.
Ai ka shtuar se në fund të ditës së parë të punës në biznesin e tij, ishte ndalur në një dyqan për të blerë diçka dhe kishte blerë edhe tiketën fituese. Woodle zgjodhi të merrte pagesën prej 880,000 dollarë, ka bërë të ditur lotaria. Ndërkaq, dyqani ku ishte blerë tiketa do të merrte një komision bonus prej 2,000 dollarësh për shitjen e biletës fituese.